Sulmohet ambasada shqiptare në Serbi

104
Sigal

Ambasada shqiptare në Serbi është sulmuar.

Në oborrin e godinës, një kalimtar ka hedhur një shashkë, por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme.

Mësohet se në kohën kur është bërë sulmi në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.

Kjo ngjarje vjen një ditë pas trazirave të veri të Kosovës, ku qeveria e Albin Kurtit zhvilloi një aksion anti-kontrabandë.