Sulmi terrorist me 3 të vrarë në Britani, mbahet 1 minutë heshtje për viktimat

242
Sigal

Një ngjarje e rëndë që ka lidhje me terrorizmiin ka tronditur dje qytetin e Reading të Anglisë.

Sot në këtë qytet anglez ka një qetësi të madhe, ndërsa është kërkuar 1 minutë heshtje për viktimat. Tre persona u vranë me thikë nga një njeri, që dyshohet se ka lidhje me terrorizmin.

Një burrë 25 vjeçar goditi me thikë në një park njerë ztë rastësishëm, ndërsa ai më herët ishte evidentuar si i lidhur me rrjete të terrorit. I arrestuari është një libian i quajtur Khairi Saadallah.

Saadallah ishte evidentuar si një emër i dyshuar për terrorizëm edhe nga MI5, ndërsa nga agjencia e inteligjencës u tha se ai kishte dashur që të udhëtojë për qëllime terrorizmi. Mësuesi James Furlong, 36 vjeç, është viktima e vetme nga sulmi që njihet publikisht deri tashmë.

Sulmi kujton disa incidente të kohëve të fundit në Britani që autoritetet gjithashtu i konsideruan si terrorizëm. Në shkurt, policia qëlloi për vdekje një burrë, i burgosur më parë për promovimin e materialit të dhunshëm islamik, i cili kishte goditur me thikë dy persona në një rrugë të ngjeshur në jug të Londrës.