Sulmi në metro në Londër, arrestohet një 18-vjeçar. Anglia ngre nivelin e alarmit

545
Një 18-vjeçar është arrestuar në zonën e Dover në jug të Anglisë në lidhje me atentatin në metronë e Londrës, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në një vagon dhe shkaktoi dhjetëra të plagosur.
Këtë gjë e bën të ditur Sky News. Nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me të riun e arrestuar apo rolin e tij.
Dje kryeministrja britanike Theresa May njoftoi se kishte ngritur alarmin kombëtar nga “të rëndë” në “kritik”, dmth. niveli në të cilin sulmet e reja të mundshme konsiderohen të pashmangshme.
Po kështu May deklaroi nxjerrjen e ushtrisë në rrugë, në ndihmë të policisë sidomos në zonat delikate.
Sigal