Sulmi në Gjermani, dëshmitarja shqiptare: E pashë autorin

427
Një shqiptare, rezidente në Mynih, punëtore në qendrën tregtare ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Ajo tregon se e ka parë autorin dhe se dyshohet për 30 viktima. Megi Shota thotë se aktualisht është e mbyllur bashkë me koleget në ndërtesën e qendrës tregtare pasi policia iu ka thënë të mos lëvizin.

“Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Autorët nuk janë gjetur. I gjithë qyteti i bllokuar. Flitet se kanë ndodhur në disa zona të Mynihut sulme me armë. Ka helikopterë. Janë të gjitha rrugët me forca speciale. Nuk lejohet lëvizja e makinave dhe as njerëzve. Me sa dëgjuam janë vrarë disa persona, mbi 30 veta. Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në banesa. Sa do dilnim nga puna, po vraponin të tronditur nga qendra tregtare, pamë edhe personin që qëlloi. Policia na tha të qëndrojmë brenda pa lëvizur”, ka thënë Megi.
Sigal