Sulmet në Paris/ Mbi 153 persona të vrarë nga 7 sulmet terroriste, vriten 8 kamikazë

433
Dhjetëra të vrarë është bilanci i disa sulmeve terroriste të ndodhura në Paris mbrëmjen e së premtes. Mediat franceze dhe ndërkombëtare kanë folur për rritjen e numrit të viktimave, por ende pa dalë me një shifër zyrtarisht të saktësuar. Në rrugë jozyrtare, CNN thotë se terroristët kanë shkaktuar mbi 153 viktima, ndërkohë që 8 prej kamikazëve raportohen të vdekur, prej të cilëve 7 u vetëvranë dhe një u ekzekutua.

Mediat e huaja raportojnë për bilanc të ndryshëm viktimash, që sigurisht i ka kaluar 120. “Le monde” raportoi mëngjesin e sotëm se numri i viktimave është 120. Mediat italiane raportojnë për mbi 140 viktima. CNN zyrtarisht raporton për se paku 158 viktima. “Le figaro” raporton zyrtarisht për 120 viktima dhe mbi 200 të plagosur. “Le Parisien” raporton gjithashtu për një bilanc 127 viktimash, sipas raportimit të mëngjesit të sotëm.

Televizioni amerikan “CNN”, ka shkruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës se sipas zyrtarëve francezë, nga sulmet terroriste në Paris kanë mbetur të vrarë 153 persona.
Sigal