Sulmet në Paris, Franca angazhon 115 mijë policë e ushtarë

504
Vijojnë aksionet për arrestimin e personave që kanë lidhje me sulmet në Paris që shkaktuan 129 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.
Ministri i Brendshëm në Francë, Bernard Cazeneuve, tha se të paktën 115 mijë forca policore dhe ushtarake janë mobilizuar për të ofruar siguri nëpër Francë.
Foto te reja të Salah Abdeslam
Vijojne kërkimet intensive për gjetjen e Salah Abdeslam, raporton Chris Morris i BBC. Ministri i Brendshëm Belg nxorri në qarkullim mbrëmjen e së hënës dy fotografi më shumë të njeriut të dyshuar si i mbijetuari i vetëm nga tre grupet e personave të armatosur dhe bombarduesve që sulmuan Parisin. Bastisjet e policisë në Bruksel ditën e djeshme nuk nxorrën asgjë në dritë, dhe një tjetër operacion i madh policor në qytetin francëz të Strasburgut përfundoi pa arrestime.
Policia franceze vijon bastisjet
Ministri i Brendshëm në Francë, Bernard Cazeneuve, tha këtë mëngjes se natën e së hënës kanë vazhduar kërkimet e bastitsjet në zona të ndryshme. Gjithsej janë kryer 128 aksione.
Bastisjet u kryen si pjesë e gjëndjes së jashtëzakonshme, tha Cazeneuve pa dhënë detaje të tjera, edhe pse besohet se kërkimet nuk janë të lidhura vetëm me investigimet e sulmeve të së premtes.
Të hënën, bastisjet nëpër Francë rezultuan me 23 arrestime dhe sekuestrimin e 31 armëve, si dhe një raketë-lëshues në Lion.
Cazeneuve tha se të paktën 115 mijë forca policore dhe ushtarake janë mobilizuar për të ofruar siguri nëpër Francë.
Kryeministri Valls: Do hapen 10 mijë vende pune në polici
Kryeministri francez, Manuel Valls tha se Franca do të kapërcejë objektivin e saj të defiçitit buxhetor në BR, për shkak të rritjes së shpenzimeve për sigurinë.
“Objektivi i deficitit do të tejkalohet detyrimisht,” tha ai në një intervistë në radio, në mënyrë që të përmbushej zotimi i presidentit Hollande për të krijuar 10 mijë vende pune në polici dhe xhandarmëri, si dhe për rritjen e burimeve të shërbimeve të sigurisë.
Ndërkohë presidenti francez njoftoi dje se do të kërkojë të ndryshojë kushtetutën franceze për ta bërë atë më të efektshme në kohë krize.
Francois Hollande do të udhëtojë në Uashington dhe Moskë javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin Barack Obama dhe Vladimir Putinin, lajmëroi Valls.
Nje i arrestuar ne Serbi
Autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas me pasaportë siriane të ngjashme me atë të gjetur në trupin e një prej terroristëve të Parisit.
Ndërkohë forcat franceze ndërmorën një aksion në veri-lindje të Strasburgut pasi dëshmitarë pretenduan se kishin parë personin më të kërkuar për sulmet në Paris Salah Adbdeslam. Por më pas rezultoi se nuk kishte qenë ai.
Mbi 10 mije persona të radikalizuar në Francë
Kryeministri Francez Manuel Valls tha se shërbimet inteligjente kanë identifikuar 10.500 njerëz që jetojnë në Francë, si të radikalizuar.
Ai thotë gjithashtu për televizionet franceze se Parlamenti do të votojë të mërkurën për të zgjatur gjendjen e emergjencës shtetërore në deri tre muaj.
Gjatë ditës së sotme pritet që Kryeministri të mbajë takime me Kryebashkiakë nga e gjithë Franca.
“Ne kemi një armik dhe ai është terrorizmi. Ne duhet ta luftojmë kudo që të ndodhet me armët e Francës
Sigal