Sulmet në Bruksel, arrestohen tre shqiptarë nga Kosova në Gjermani

442
3 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani si të dyshuar për lidhje me grupet terroriste në Bruksel menjëherë pas sulmit të kësaj të marte. Sipas mediave gjermane shqiptarët janë nga Kosova dhe u ndaluan në një makinë të marrë me qera në një autostradë mes Mynihut dhe Salzburgut. Gazeta gjermane “FOCUS” shkruan se një zëdhënës i Policisë Kriminale në Bavari ka konfirmuar faktin se tre kosovarët janë arrestuar si të dyshuar kanë lidhje me sulmet terroriste në Bruksel. Ata ishin duke udhëtuar me një mjet dhe kanë ngjallur dyshime te oficerët e policisë në Bavari.
Policia ka vepruar pasi kishin marrë sinjale nga shërbimet e inteligjencës se po planifikonin, siç e ka cilësuar një zëdhënës i policisë, “akte serioze kriminale”. 
“Pas hetimeve që janë bërë, jemi njoftuar se të ndaluarit po përgatisnin akte serioze kriminale kundër shtetit”, deklaroi një zëdhënës i policisë gjermane që është cituar nga “Reuters”. Ai tha se nuk është e qartë nëse të ndalurit kanë ndonjë lidhje me sulmet që ndodhën të martën në Bruksel, por kjo mundësi nuk përjashtohet.
Sigal