Sulmet ajrore amerikane godasin gabimisht një qendër spitalore në Afganistan

478
Një spital në qytetin afgan Kunduz, është goditur dhe dëmtuar pjesërisht dhe nga sulmi kanë humbur jetën tre pjesëtarë të stafit nga “Doctors Without Borders”. Ngjarja ka ndodhë mbrëmë pas mesnatës. NATO ka pranuar se goditja ajrore është bërë nga amerikanët duke shkaktuar një dëm anësor në zonë. “Goditja mund të ketë rezultuar me një dëm anësor afër një objekti mjekësor. Incidenti është nën hetime”, tha zëdhënësi i koalicionit të NATO-s, Kolonel Brian Tribus.

Kurse nga “Doctors Without Borders” thuhet se janë thellë të shokuar nga sulmi. “Vrasja e stafit tonë është një barrë e madhe që do të ndikoj në përkujdesin shëndetësor në Kunduz”, thuhet në komunikatën e DWB-së. Para sulmit në spital ishin duke u kuruar 105 pacientë dhe në përkujdesje të tyre ishin mbi 80 mjekë dhe teknik medicinal, lokal dhe ndërkombëtarë.
Sigal