Sulm në stacionin e trenit/ Përgjaket Ukraina, Zelenskyy: 15 të vrarë dhe 50 të plagosur

177
Sigal

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 50 janë plagosur në një sulm në një stacion treni në Dnipropetrovsk Oblast. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më herët sot.

Sulmi ndodhi në stacionin e trenit Chaplyne dhe të paktën 50 persona u plagosën dhe 15 të tjerë humbën jetën. Zelensky u shpreh se pret që numri i të plagosurve të rritet.

Ukraina sot feston Ditën e Pavarësisë së vendit si dhe shënon plot 6 muaj luftë të lavdishme. Volodymyr Zelenskyy iu drejtua me një fjalim OKB-së ku kërkoi më shumë mbështetje në armë. Që prej 24 shkurtit të këtij vendi kur nisi dhe ofensiva ruse në Ukrainë vendi i ngjan një gërmadhe. Rajonet e veriut të Ukrainës si Donbas janë shkatërruar plotësisht si dhe shumë ukrainas janë deportuar me forcë në Rusi.