Suedia përfshihet nga protestat e dhunshme, shkak djegia e kuranit, përshkallëzohen tensionet

134
Sigal

Ekstremistët e djathtë në Suedi kanë djegur një kopje të Kuranit gjatë protestave të tyre anti islam. Në shesh kanë dalë dhe manifestues kundër ekstremistëve duke bërë që tensionet të përshkallëzoheshin. Në qytete të ndryshme të vendit disa automjeteve i është vënë zjarri, ndërsa ka pasur të plagosur mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Një natë trazirash në Suedi si pasojë e një serie manifestimesh kundër veprimeve anti islam nga ana e një grupi të ekstremit të djathtë, i cili dogji një kopje kurani duke kërcënuar se do e bënte sërish.

Episode të dhunshme janë regjistruar në periferi të Stokholmit por dhe në zona të tjera. Në Malmo policia shpërndau një turmë manifestuesish të cilët i kishin vënë flakën një autobusi. Në qytet ishin grumbulluar ekstremistët e së djathtës së lëvizjes Stram Kurs dhe grupi anti islam “Hard Line”, i drejtuar nga ekstremisti Rasmus Paludan.

Shumë automjeteve iu vu zjarri dhe disa manifestues hodhën gurë kundër policisë.

Të paktën 16 agjentë policie u plagosën dhe disa automjete të policisë u shkatërruan gjatë trazirave. Tre persona u plagosën me armë zjarri pasi protestuan kundër veprimeve të ekstremistëve.

Ministri i jashtëm irakian ka thërritur në takim të dërguarin suedez për çështjet e jashtme në Bagdad dhe e paralajmëroi se ngjarja mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet e Suedisë dhe komuniteteve muslimane në përgjithësi.