Suedi, ekzekutohet me 22 plumba një i ri shqiptar, Ja fotot

445
Sigal

Një shqiptar nga Kosova
u qëllua me 22 plumba mbrëmjen e së martës (3 janar) në Suedi.

Ngjarja ndodhi në
qytetin Malmö, ku është vrarë me armë zjarri shqiptari Alban Ibraj, i cili
jetonte prej vitesh me familjen në Suedi.

I riu u dërgua në
spital me urgjencë për ndërroi jetës. Policia lakale bëri me dije se rreth orës
20:44 minuta kishte marrë një telefonatë se në Docentgatan në Malmo ishin
dëgjuar të shtëna.

Me të mbërritur në
vendin e ngjarjes u pa i shtrirë përdhe një person rreth të 20-ve. Policia bëri
me dije se në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa është ngritur një
grup hetimor për të sqaruar rrethanat.

Rreth orës 8 të
mëngjesit të sotëm, policia tha se kishte arrestuar një person, i cili dyshohet
se ishte bashkëpunëtor i autorit që qëlloi për vdekje të riun.

Rasti është konsideruar
një nga krimet më serioze në zonë.