Stuhia e dëborës “pushton” SHBA, New York-u shpall gjendjen e jashtëzakonshme

184
Sigal

Pasi përshkoi disa qytete në shtetet qendrore amerikane, stuhia Orlena ka mbërritur në brigjet veriore të Atlantikut, duke përfshirë New York, Washingtonin, Philadelphia dhe New Jersey.

Në Chicago, bora arriti në mbi 16 centimetra trashësi, por në Nju-Jork pritet që niveli të arrijë deri në 60 centimetra, shoqëruar me erë të fortë deri në 88 km/h.

Autoritetet kanë paralajmëruar për të marrë masa, mbi 100 milionë banorë do të preken nga moti i keq.

Si rezultat i stuhisë qindra përplasje makinash janë raportuar dhe mijëra fluturime janë anuluar në New York City.

Të Dielën në mbrëmje Kryetari i Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ku të gjithë banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi me të gjitha udhëtimet jo-të rëndësishme janë të kufizuara duke filluar në orën 6 të mëngjesit të së hënës.