Stadium i ri në Milano – Kryebashkiaku njofton marrëveshjen me Interin dhe Milanin

162
Sigal

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët milanez të futbollit: Stadiumi i ri do të bëhet.

Inter dhe Milan do të kenë një impiant të ri në pronësinë e tyre, siç kanë kërkuar dhe më parë. Kryebashkiaku i Milanos, Bepe Sala nëpërmjet një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka dhënë dritën jeshile për projektin e stadiumit të ri.

“Këtë mëngjes kam takuar përfaqësuesit e Interit dhe të Milanit. Skuadrave respektive i kam bërë të qartë qëndrimin e Bashkisë së Milanos. Janë tre parakushte për të shkuar në avancimin e projektit të impiantit të ri. Pika e parë është që stadiumi i ri duhet të respektojë linjat dhe volumin të mbajtur në studim të faktibilitetit që deri tani është prezantuar nga administruesi.

Pika e dytë është që të ketë rikonventim të zonës aktuale të San Siro-s dhe në fund të zhvillohet sporti dhe ceremoni nga më të ndryshme. Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohet në impiantin aktual, si një nderim për historinë e saj të lavdishme.

Së fundi, pika e tretë dhe e fundit, që koncesionet e të drejtave për zhvillimin urban të stadiumit nuk dërgojnë nga ajo që lejohet në atë aktuale. Të dy kompanitë ranë dakord me këto propozime. Në këtë pikë unë besoj se këshilli mund të procedojë shpejt në diskutimin e interesit publik.”

Image

Image

Image