Mbi 250 vetë janë plagosur në një festival muzikor në Spanjë, në qytetin verilindor të Vigo, pasi një pjesë e drunjtë e platformës ku qëndronin pushuesit u shemb.
BBC ka raportuar se pesë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa policia konfirmoi se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.
Disa prej personave ranë në det, një pjesë e madhe e të cilëve ishin adoleshentë. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje.
Për të ndihmuar shkuan edhe zhytësit, të cilët kontrolluan në det se nuk kishte asnjë person të bllokuar nën strukturë.