Spanjë, të shtëna drejt një qendre votimi në Katalonjë, 4 të plagosur

547
Katër persona u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr kundër një qendre votimi, dje në mbrëmje në Manlleu, Katalonjë, njoftoi gazeta spanjolle ”La Vanguardia”.
Ajo shtoi se të panjohurit kishin përdorur armë gjahu.
”Të plagosurit gjendeshin pranë derës së shkollës ‘Puig Agut’ dhe bënin pjesë në grupin e Komitetit të Mbrojtjes së Referendumit, qëllimi i të cilit është mbrojtja e qendrave të votimit”, shtoi gazeta.
Policia po heton dhe ende nuk ka të arrestuar.
Katalonja zhvillon nesër një referendum për pavarësinë, i kundërshtuar fuqimisht nga Madridi
Sigal