Spanjë / Shqiptari ekzekutohet për larje hesapesh

220
Sigal

Garda Civile i atribuon një krimineli të dhunshëm nga Totana ekzekutimin e një shqiptari, trupi i të cilit u gjet në lumin Guadalentín në 2019.

Shqiptari u ekzekutua me dy plumba, ngjarje e ndodhur siç raportojnë sot mediat lokale, për larje hesapesh.

A Deda, 44 vjeçar, jetonte prej vitesh në Spanjë.

Mediat vendase shkruanin në atë kohë se trupi i pajetë i shqiptarit kishte shenja të qarte dhune para ekzekutimit, duke shtuar se vrasja kishte tipare mafioze, ndoshta për larje hesapesh që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Ishte një banor lokal që lajmëroi në atë kohë Gardën Civile për praninë e një makine në brigjet e lumit, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi prej ditësh. Pas kontrollit, policia gjeti trupin e pajetë.