Spanja rrezikon të prishë rregullat fiskale të BE

530
Buxheti i 2015-s dhe projekt-buxheti për vitin 2016 i Spanjës rrezikojnë të prishin rregullat fiskale të Bashkimit Europian, ndaj lind nevoja imediate e rishikimit të tyre. Kështu ka deklaruar Komisioneri evropian për çështjet ekonomike në Bashkimin Europian Pier Moskovici në një konferencë për shtyp në Luksemburg, pas takimit të ministrave të Financave të Eurozonës. “Mbi bazën e këtij parashikimi, Komisioni konfirmon rrezikun e mosrespektimit të paktit si në 2015 ashtu edhe në 2016“, deklaron Moscovici, duke shtuar se objektivat europiane fiskale kanë pësuar rënie respektivisht ne 2015 dhe 2016 me 0.3% dhe 0.7%.

Ndërkohë kreu u eurogrupit Jerën Dajsebllem tha se tashmë i takon Madridit të reagojë dhe të përgjigjet ndaj kërkesave të tyre. “Tashmë varet nga qeveria spanjolle të vlerësojë opinionet tona dhe të marrë masat e nevojshme deri në fund të muajit të ardhshëm”, tha ai. Ministrat e Financave të zonës euro do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm më 23 nëntor për të diskutuar buxhetet kombëtare të vendeve që ndajnë euron.
Sigal