Spanja gjen “zgjidhjen”: Personat nën 55 vjeç që kanë kaluar covid, marrin…

178
Sigal

Në Spanjë, të gjithë qytetarët nën 55 vjeç që kanë kanë kaluar koronavirusin do të marrin vetëm një dozë të vaksinës.

Autoritetet shëndetësore spanjolle kanë vendosur të japin vetëm një dozë vaksine për qytetarët nën 55 vjeç, të cilët kanë kaluar koronavirusin.

Sipas Reuters, lajmi u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë të premten gjatë përditësimit të fundit të strategjisë kombëtare të vaksinimit.

“Kohëzgjatja e imunitetit mbrojtës ndaj virusit pas infeksionit natyral është e panjohur, por studimet tregojnë se dhënia e një doze të vetme tek këta individë rrit imunitetin mbrojtës”, njoftoi ministria.