Spanja do të dërgojë gjashtë tanke modern ‘Leopard 2A4’ në Ukrainë

117
Sigal

Spanja pritet të dërgojë dërgesën e saj të parë të  tankeve moderne në Ukrainë deri në fund të javës së ardhshme. Mediat e huaja raportojnë se Ministrja e Mrojtjes Margarita Robles ka njofuar se dërgesa do të bëhet në fund të javës së ardhshme pasi forcat ushtarake të kenë përfunduar testet e qitjes në terren.

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles vizitoi fabrikën të enjten dhe tha se katër tanke të tjera Leopard që do të shkojnë në Ukrainë do të mbërrijnë atje së shpejti për inspektim dhe testim.

Grupi i parë i trupave ukrainas që mësojnë se si të operojnë tanket spanjolle janë duke përfunduar stërvitjen në një bazë ushtarake në veri të Spanjës. Gjashtë tanket Leopard 2A4 i janë nënshtruar kontrolleve përfundimtare në një fabrikë armësh pranë Seviljes në Spanjën jugore.