Sot mblidhet qeveria “Kurti”, ja çfarë vendimesh do të merren

397
Sigal

Ditën e sotme kryeministri i ri, Albin Kurti do të mbledhë qeverinë e re ku mes të tjerash pritet të shfuqizojë vendimin ka marrë qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Me këtë vendim që pritet të marrë shefi i ri i qeverisë do t’i ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë. Ndërkohë ende nuk dihet sesa do të jetë ulja e pagave.

Ramush Haradinaj e mori vendimin për rritjen e pagave në fund të vitit 2017, ku vendosi që t’ia bënte vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj.

Më 1 shkurt Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila u miratua në Kuvend një ditë më pas. Ditën e djeshme, Albin Kurti zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri si kryeministër i Kosovës.