Sondazhi i CBS, 60% e amerikanëve kundër deklaratës së Trump kundër muslimanëve

470
Një sondazh i rrjetit CBS dhe gazetës Wall Street Journal tregon se afro 60% e amerikanëve kundërshtojnë propozimin e kandidatit republikan presidencial Donald Trump për të mos lejuar myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara.
57% e të anketuarve nuk janë dakord me propozimin e Trump, ndërsa 25% e mbështesin atë. Ndër anëtarët e Partisë Republikane, propozimi mori mbështetje në masën 42%. Por propozimi u kundërshtua nga 75% e anëtarëve të Partisë Demokrate dhe 55% e të pavarurve.
Një sondazh tjetër e zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press arrin në përfundimin se 8 ndër 10 votues republikanë mendojnë se Donald Trump është i vendosur dhe kompetent, dy karakteristikat më të rëndësishme për votuesit. 
Por Trump merr rezultate të dobëta nga të njëjtët të anketuar, kur pyetja është se sa karizmatik, sa human dhe i ndershëm është ai.
Sigal