Snowden merr çmimin për lirinë e shprehjes

464
Edward Snowden ka fituar çmimin norvegjez për lirinë e shprehjes , si dhe ftesën për të marrë personalisht çmimin.
Akademia e Letërsisë dhe lirisë së shprehjes e Norvegjisë tha se Snowden mori çmimin Bjornson për punën në mbrojtjen e jetës private dhe kritik i zbulimit të mbikëqyrjes amerikanë ndaj qytetarëve, transmeton AFP.
Snowden ka publikuar programin e fshehtë të përgjimit të Agjencisë Kombëtare të SHBA-ve. Akademia ka kërkuar garancinë nga qeveria norvegjeze që Snowden nuk do të pengohet nga SHBA nëse vjen në Norvegji më 5 shtator që ta marrë çmimin prej 100 mijë krunave(11 e 500 euro).
Sigal