Skena apokaliptike në periferi të Athinës, zjarre të “egra” përfshijnë disa zona

43
Sigal

Skena apokaliptike filmoheshin mbrëmë në periferi të Athinës teksa zjarre të egra përfshinë zonën Schisto Korydallou rreth orës 22.00.

Pamjet e mbledhura nga fotografët vendas tregonin flakët që afroheshin vetëm disa metra larg shtëpive.

Incidenti mund të shihej nga zona të ndryshme të Athinës teksa video në rrjetet sociale tregonin tymin që ngrihej në qiellin e errët.

Të paktën 54 zjarrfikës dhe 13 automjete raportohej se po luftonin me flakët të cilat ishin vënë nën kontroll rreth orës 4-të mëngjesit, sipas autoriteteve greke.

Në imazhe shiheshin gjithashtu vullnetarë vendas që ndërhynin për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt shtëpive dhe infrastrukturës.

Temperaturat në Athinë ishin dje rreth 37 gradë C por flakët ishin ndihmuar erërat që frynin në zonë.

Zjarre ishin raportuar dhe në zonën e Attica, 18 km larg kryeqytetit, në orët e para të mëngjesit.

Një tjeter zjarr ishte vënë nën kontroll në rajonin Keri, në ishullin e Kretës, ku ishin mobilizuar forca tokësore të ushtrisë.

Ministria e mbrojtjes civile paralajmëronte për rrezik të vazhdueshëm prej zjarreve prej temperaturave të larta në zona si Attica, Euboea, Argolis, Boeotia e Corinth.

Vitin e kaluar mijëra njerëz u detyruan të evakuoheshin në zona të ndryshme të Greqisë prej zjarreve shkatërrimtare.