Skandali në Këln të Gjermanisë, shumica e të ndaluarve janë azilkërkues

553
Policia gjermane ka bërë me dije se 18 nga 31 të dyshuar mbi dhunën seksuale që shpërtheu në qytetin e Koln-it gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve janë azil-kërkues. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Tobias Plate, i cili tha se gjithësej ka patur 32 akte kriminale, qindra veprime të pahijshme si dhe tre raste përdhunimi.

Nga 31 persona që janë shoqëruar gjithësej në ambientet e policisë janë nëntë algjerianë, tetë marokenë, pesë iranianë, katër sirianë dhe dy shtetas gjermanë. Mes tyre numërohen edhe tre shtetas të cilët vijnë nga Iraku, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara. Në total, 18 nga të shoqëruarit janë azil-kërkues, ndërkohë që pjesa tjetër janë emigrantë të ligjshëm ose shtetas të huaj. Në rrëmujën që shpërtheu në Konl, mendohet se ka patur një numër të madh dhunuesish, për të cilët hetimet vijojnë ende.

Sulmet e regjistruara gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve e kanë rritur ndjeshëm pakënqënë në rradhët e qytetarëve. Shumica e tyre janë janë shprehur kundër strehimit të emigrantëve, ndërkohë që kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se do të përshpejtohen procedurat e riatdhesimit të azil-kërkuesve të përfshirë në dhunë
Sigal