Skandal me stafin e OKB-së, pornografi me të mitur

499
Katër pjesëtarë të një stafi të Kombeve të Bashkuara janë shkarkuar së fundi për shkak se kishin shpërndarë pornografi me të mitur përmes “e-mail”-eve, ndërkohë që një tjetër pjesëtar është larguar nga puna sepse kishte përdorur një mjet zyrtar të OKB-së për të transportuar 173 kg marijuanë. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i stafit menaxherial të OKB-së mbi çështjet kriminale përgjatë një viti deri më 30 qershor.
Raporti në fjalë dokumenton çështjet disiplinore dhe sjelljet kriminale që përfshijnë stafin e Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara. Në total, janë plot 41 mijë pjesëtarë stafi sekretariati nga 188 vende të botës. Raporti nuk zbulon vendndodhjen e stafit të shkarkuar, apo se kur janë shkarkuar ata. Kombet e Bashkuara janë tronditur së fundi me një rrjedhë akuzash gjatë këtij viti për sjellje të gabuara dhe abuzim seksual nga paqeruajtësit në Republikën e Afrikës Qendrore, por këto raste nuk janë përfshirë në raportin e mësipërm. Sipas zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq, të gjitha këto çështje kriminale janë referuar në autoritetet e vendeve prej nga ku kanë prejardhjen anëtarët e stafit.
Sigal