Situata në Greqi, Tsipras bisedon me Merkel për propozimet, merr mbeshtetjen edhe të Putinit

502
Greqia dhe Eurozona janë sërish përballë, ku duket se referendumi dhe dominimi i votës kundër reformave të kreditorëve nuk ka ndyshuar asgjë në marrëdhënien mes palëve.
Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren Angela Merkel me të cilën ka rënë dakord për të paraqitur nesër në mbledhjen urgjente të Eurogrupit propozimet e reja të Greqisë me synim arritjen e një marrëveshje. Lajmi është bërë i ditur nga një zyratr i qeverisë greke, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera për bisedën mes dy liderave.
Ndërkohë zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel Steffen Seibert më herët tha se porta për Greqinë mbetet e hapur, por ai theksoi se gjithcka do të varet nga propozimet që do të bëjë Athina zyrtare.
Sakaq Tsipras kërkon mbështetje nga të gjitha krahët, pasi ka telefonuar edhe presidentin e rusisë Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për rezultatin e referendnumit.
Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë liderit grek Tsipras dhe popullit të tij për të kaluar këtë moment delikat për vendin. Ndërkohë një ditë para samitit të Brukselit, Kreu i Eurogrupit Jerën Dajsëbjlëm ka theskuar se vota JO e referendumit nuk ka lehtësuar pozitat e Greqisë në negociata, perkundrazi i ka përkeqësuar. Dajsëllbllëm tha se Eurogrupi nuk ka ndërmend të tërhiqet nga asnjë prej kushteve të përcaktuara para referednumit.
Kurse zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Dombrovskis deklaroi se vendi i Greqisë është në Eurozonë, duke shtuar se kriza në Greqi nuk kërcënon stabilitetin financiar të gjithë eurozonës.
“Ne kemi të gjitha instrumentet e nevojshme për të siguruar atë, duke përfshirë edhe fondin e stabilizimit të 500 miliardë eurove. Por ndërsa Greqia kërkon me ngulm uljen e borxhit, Banka Europiane Qendrore dhe Gjermanai e përjashtojnë këtë mundësi. “Shkurtimi i borxhit nuk është temë negociatash për Berlinin zyrtar,” theksoi Martin Jaeger, zëdhënës i minsitrit gjerman të Financave, duke nënvizuar se pozicioni i Gjermansië nuk ka ndryshuar.
Sigal