Sistem i ri kontrolli kufitar për shtetasit e zonës ‘Schengen’

616
Sigal

Të gjithë qytetarët e zonës ‘Schengen’, por që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, do të duhet të aplikojnë paraprakisht në rast udhëtimesh në një prej 26 vendeve anëtare të zonës së lëvizjes pa viza në Evropë. Komisioni Evropian ka marrë një vendim për të forcuar sigurinë dhe kontrollet kufitare, me synim parandalimin e krizës së refugjatëve. KE prezantoi sistemin e ri të kontrollit kufitar, i cili do të vihet në punë në fillim të vitit 2021. Sistemi i quajtur ETIAS parashikon aplikimin online për shtetasit e ‘Schengenit’ përpara se të udhëtojnë në mënyrë që të bëhen verifikimet e nevojshme nga institucione të ndryshme si Europol për të parë nëse qytetari përbën kërcënim për sigurinë e shteteve të ‘Schengenit’. Sistemi ka katër ditë kohë të refuzojë apo aprovojë aplikimin e qytetarit dhe pas aprovimit, autorizimet për qytetarët do të jenë të vlefshme për tre vjet. Sistemi ETIAS do t’i kushtojë Komisionit Evropian rreth 212 milionë euro.