Siguria në BE/ c

449
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini është shprehur se është e rëndësishme që të rriten shpenzimet për ushtrinë, por për këtë duhet më shumë bashkëpunim mes vendeve të Bashkimit Evropian.
Mogherini tha se ne takimin mes ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që do të realizohet më 6 mars, pritet të merren vendime që do të lejojnë të ecet përpara me bashkëpunimin për mbrojtjen evropiane.
Përfaqësuesja e Lartë shpreson që të arrihet marrëveshja për një buxhet të vetëm ushtarak në gjithë Bashkimin Europian.
“Në vend që të kemi 28 investime të veçanta në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi mund të rrisë efikasitetin që me të njëjtën sasi fondesh të realizojmë shumë më shumë për sigurinë e BE-së. Ne jemi një fuqi ushtarake dhe nuk duhet të kemi frikë ta themi këtë. Gjithashtu dimë nga bisedat tona me miqtë tanë amerikanë se pritet më shumë nga Evropa sa i përket fushës së mbrojtjes dhe kjo mund të realizohet përmes Bashkimit Evropian”.
Rritja e shpenzimeve në ushtri kërkohet edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se do të kushtëzojë angazhimin amerikan në NATO nëse vendet anëtare të Aleancës nuk përmbushin kriterin e shpenzimit të 2 përqind të GDP-së për ushtrinë.
Sigal