Si festohet Nata e Vitit të Ri në disa kryeqytete të botës…

808
Ndërrimi i viteve festohet thuajse në të gjitha vendet e Botës, por me të veçantat e tij në kremtimin e këtij evenimenti.
Festa e Vitit të Ri në Paris
Ndryshe e njohur si “Shën Silvestër “ nis në 1 Janar dhe përfundon në 1 Shkurt. Francezet fillojnë me urimet e Vitit të Ri dhe shkëmbejnë puthje në faqe gjatë mbrëmjes së 1 Janarit dhe kutitë postare janë plot me kartolina urimesh dhe dhurata gjatë gjithe muajit. Kështu që mos u habisni nëse dëgjoni urime edhe përgjate janarit!
-Shampanja ose vera e bardhë me gaz, është pija që përzgjidhet gjatë vitit te ri. Vera e nxehtë dhe mushti janë më të preferuarat . Gjithashtu në qoftë se festohet në restorante konsumohen shumë pije jo-alkoolike që janë në dizpozicion gjatë këtij sezoni.
-Të përdorshme janë edhe çokollatat që shoqërohen me nje mesazh urimi , apo ëmbëlsirat që bëjnë një zhurmë të vogël gjatë hapjes, këto mund të blihen në çdo supermarket në Paris , apo ne çdo dyqan ëmbëlsirash.
-Shfaqjet zyrtare me fishekzjarre kanë munguar në Paris këto 31 vitet e fundit, kështu që gjatë vitit te ri mund të shihen vetëm disa prej tyre që hidhen nga grupe individesh privatë.
Gjithashtu gjenden disa vende në qytet ku mijëra banorë dhe vizitorë hapin shampanjën dhe urojnë për ardhjen e vitit të ri.
-Champs Elys’ees është vendi i duhur nëse doni të jeni në qendër të festës. Fillon rreth orës 21:00 në darke dhe njerezit dynden në rrugën e famshme.
-Plaza e “Sacre Coeur” në Montmartre është një vend tjetër i preferuar dhe shumë i qetë për t’i dhënë lamtumirën vitit të vjetër. Qielli është i favorshëm për pamjen spektakolare në Paris. Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë më pak konvencionale për të festuar Vitin e Ri në Paris, të festuarit në Montmartre mund të jetë zgjedhja juaj.
Festa e Vitit të Ri në Londër
Tre orë përpara shfaqjes në mesnatë grumbullohen më shumë se 250.000 njerëz dhe vizitorë për të parë hedhjen e fishekzjarreve .Kjo zgjat rreth 10 minuta derisa ndërrohet Viti i Ri . Pamja më e bukur është në Victoria Embankment.Udhëtaret “rrezikojnë,” si një mënyre e vetme për të folur dhe bërë shokë gjatë festes dhe për të shprehur propozime fejesash.
-Londra është e famshme edhe për xhirot me anije. Përgjate vitit të ri mund të shihen festat me anije luksoze përgjate lumit të Tamizit .Gjatë udhëtimit tregohen dhe vendet më të famshme të Londrës përfshire Big Ben ,Ura e Albertit, Ura e Chelsea, Pasarela Millenium. Nëse do të pronotonit një anije për të festuar kërkoni atë që i ka të gjitha shërbimet e përfshira. Shumë anije karakterizohen nga dhoma dansi, restorante dhe bare. Këto anije kujdesen për shijen e gjithkujt, nga ato më energjike ku perfshijnë kërcimet gjatë natës deri në mbremjet e qeta romantike në det.
Festa e Vitit të Ri në Moskë dhe Shën Petërsburg
Në sheshin e Shën Petersburg ju mund të përjetoni momente festive në turmën e madhe të njerëzve që shohin në një ekran të madh presidentin e tyre që feston dhe fishekzjarret shumëngjyreshe.
Ne “Sheshin e Kuq” të Moskes festimet janë më shumë epike. Atmosfera që perjetohet në shesh është e pakrahasueshme. Mund të jetë vërtet një festë e papërgjegjshme dhe e zhurmshme, kështu që nëse nuk e përballoni dot turmën e njerëzve më mirë mos të merrni pjesë sepse nuk do të jenë të fort të sjellshëm në këto çaste festive për shkak të pijes.
Baret dhe lokalet
Në të dyja vendet si në Moske dhe Shën Petersburg institucionet e të ngrënit dhe të pirët do të rezervohen. Nëse dëshironi të shkoni për darkë në Shën Petersburg duhet të pronotoni më përpara ose nëse doni të shkoni në Moskë duhet të bëni pronotimin e restorantit shumë kohë përpara, sidomos nëse dëshironi të darkoni diku në qendër. Duhet të dini gjithashtu që në pjesën e metrosë do të ketë shumë dyndje njerëzish edhe pse me më leverdi do të ishte të merrje metronë se sa të mbetesh në trafik me taksi. Festa në Moskë i mbush baret plot dhe është shumë e vështire për të gjetur bileta të pashitura për evenimentet e organizuara, vetëm në Shen Petersburg mund të ekzistojë ndonjë mundësi. Klubet dhe baret e Moskës marrin përmasa gjigande dhe ekstravagante, si dhe janë shumë herë më të shtrenjta se sa ato të Shen Petersburgut, ku e ke mundësinë të gjesh ndonjë vend të lirë për të festuar mbrëmjen e ndërrimit ëe viteve.
Festa e Vitit të ri në Berlin
Berlini konsiderohet si një nga vendet më të mira në planet për të festuar natën e Vitit te Ri. Disa nga eksperiencat më të paharrueshme gjatë kësaj feste padyshim që e kanë përvojen në Berlin.
Kjo është një nga festat më të rëndësishme për berlinezët, të cilët bëjnë gjithçka që festa e Vitit të Ri të mbetet më e madhja në planet. Berlini konsiderohet si një qytet i pasur dhe dinamik i shoqëruar nga kultura dhe tradita që reflektohen edhe gjatë kësaj feste të madhe.
Më e rëndësishme gjatë festes së Vitit të Ri në Berlin është hapja e shfaqjes, e cila deri më sot mbetet më e madhja në gjithe boten. Kjo festë organizohet në Brandenburg Gate, e njohur si një pike referimi e shquar në historinë e Gjermanisë.
Festa fillon në 18.30 dhe vazhdon deri në oret e para të ditës tjetër . Shefat e kuzhinës më të njohur mblidhen për t’u bërë pjëse e një panairi me ushqime të kulturave dhe vendeve te ndryshme , te cilat i shërbehen gjatë gjithë mbrëmjes.
Më shumë se 1 milionë spektatorë dhe vizitorë nga e gjithe bota shkojnë në Berlin për t’u bërë pjesë e festës mahnitëse të Vitit të Ri. Natyra pasionante me të cilën hapet kjo festë është e pakrahasueshme me organizimet që bëhen kudo në botë.
Festa e Vitit të Ri në Nju Jork
Çasti i numërimit mbrapsht dhe hedhja e topit të famshëm në Times Square shihet nga miliona njerez kudo në botë. Por festa në Times Square është vetëm fillimi i asaj që do të ndodhë në Big Apple gjatë natës së ndërrimit të viteve. Më shumë se 750.000 njerëz vendosen në çdo pjesë të Times Square më 31 Dhjetor për të festuar natën e madhe të Vitit te Ri. Për 100 vjet me radhë kjo festë është kthyer në një traditë për qytetin e Nju Jorkut.
Festuesit do të mbulohen nga 900 kg letra zbukurimi ndërsa ata shohin zbritjen e topit të kristaltë të Waterford kur ora të shënojë 1.00 pas mesnate.Vizitorët që duan të bëhen pjesë e kësaj feste duhet të arrijnë më shpejt per ta parë eventin live.
Sigal