Si duket restoranti i parë nudist në Francë?

739
I vendosur në rrugën “Rue Gravelle”, një rrugë e qetë në juglindje të Parisit dhe sapo u përurua restoranti O’naturel, i pari restorant nudist në kryeqytetin francez. Binjakët Mike dhe Staphane Saada braktisën punët e tyre në një shoqëri sigurimesh dhe menduan se do të ishte një ide e mirë ta hapnin këtë restorant në një vend që është destinacioni më i pëlqyer i turizmit. Me mure blu, një ambjent minimalist dhe me perde që mbrojnë klientët nga syri i rrugës, O’naturel, ofron pjata klasike të guzhinës franceze si karavidhe, kërmij dhe mëlçi pate (foie gras).
Menuja me tri pjata kushton 57 dollarë. Në hyrje duhet të heqësh rrobat në dhoma zhveshje, bashkë me telefonat celularë për të evituar fotografime të mundshme ndaj klientëve të tjerë. Klientëve iu jepen pantofla, femrat mund të mbajnë këpucët nëse dëshirojnë. Karriket kanë një copë mbulese që ndrrohet pas çdo shërbimi. “Jemi në mes të Parisit dhe po hamë lakuriq, është paksa surrealiste,” – thotë për AFP Yves Leclerc. – “Është akoma më mirë se pushimet.” O’Naturel është pjesë e një serie restorantesh nudistësh që janë hapur kohët e fundit në Londër, Melburn dhe në Tokio. Në ndryshim nga të tjerët, këtu kamarierët janë të veshur me uniformë. Restoranti është i hapur vetëm për darkën që duhet më parë ta prenotosh. Vëllerëzit Saada nënvizojnë se është një punë serioze dhe refuzojnë ata që shkojnë për të “ngacmuar” ndonjë. “Nudizmi nuk do të thotë seksualitet,” –thotë Mike. 
Sigal