Shumë njerëz vdiqën në avion sepse disa donin të shpëtonin çantat

532
Sigal

Dyzet e një persona humbën jetën nga shpërthimi i një avioni në një nga aeroportet kryesore të Moskës.

Ka dyshime se pasagjerët e pjesës së parë të avionit kanë ndikuar që bilanci të rritet për shkak se nxituan të marrin çantat e tyre, në vend që të vraponin për të hapur rrugë për të tjerët.

Mes 41 viktimave ishin edhe dy fëmijë. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, në avion ishin 12 sedilje në business class, por të gjithë pasagjerët në radhët e para më shumë kujdeseshin për të marrë çantat e dorës, ato të shpinës dhe materialet personale, në vend që të bënin rrugë për evakuimin.

Hetimet për ngjarjen e rëndë po vazhdojnë, ndërsa teoria e parë është se goditja nga rrufeja është shkak për incidentin.

Nuk përjashtohet mundësia që pilotët të mos kenë pasur kualifikimin e duhur, por edhe që pajisjet të mos kenë funksionuar.