Shtypën me makinë 24-vjecarin italian, gjykata merr vendimin për 3 të rinjtë shqiptarë

258
Sigal

Një krim ndaj një shtetasi italian në Itali bëri bujë në vendin fqinj.

I riu italian, 24-vjecari Filippo Limini, nga Spoleto, fillimisht u godit me grusht nga 20-vjecari shqiptar Denis Hajderlliu, kurse më pas u godit me automjet nga Brendon Kosiqi.

Prokuroria kishte kërkuar që të rinjtë shqiptarë të ngelen në burg, por gjykata vendosi që të lërë në “arrest shtëpie” ata.

Masa është zbutëse ndaj të rinjve nga Shqipëria, për shkak se ata kanë thënë në dëshmi, se thjesht donin që të shpëtonin nga agresioni, i grupit “Spoleto” e nuk kishin asnjë qëllim ta vrasin italianin.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se të rinjtë shqiptarë kishin shfaqur shenja të agresivitetit aty për aty, ndoshta prej “provokimit” që iu është bërë.

Në vendim thuhet se të rinjtë shqiptarë nuk kishin precedent të mëparshëm penalë, me përjashtim të njërit prej tyre, që nuk kishte informacion të plotë nga ana e policisë. Kështu, u vendos që ata të lihen në banesa.