Shtëpia në flakë nga sulmi ekstremist, vdes foshnja palestineze, ja mesazhi i lënë

403
Një foshnje palestineze vetëm 18 muajshe ka humbur jetën nga flakët që përfshinë në shtëpinë e tij në bregun perëndimor palestinez .
Babai i foshnjës arriti të shpëtonte gruan dhe djalin tjetër 4-vjeçar por i sapolinduri nuk i rezistoi dot flakëve.
Sipas portalit Haaretz sulmi u krye nga disa kolonë izraelitë, të paktën 4, të cilët sulmuan shtëpinë me bomba Molotov.
Përpara se të largoheshin nga vend i ngjarjes agresorët shkruajtën në muret e shtëpisë me sprajt “Hakmarrje” dhe “Rroftë krishti” .
Të dhënat e para nga policia palestineze flasin për një sulm ekstremist me motive nacionalist.
Ky sulm u dënua nga kryeministri izraelit ndërsa Palestina me anë të zëdhënësit për shtyp të qeverisë ka fajësuar Izraelin për masat e ulëta të sigurisë. 
Sigal