Shqiptari me biçikletë e lëshon veten kur sheh policinë… efektivët e kapin me të “bardhë”

533
Sigal

Një 53 vjeçar nga Shqipëria është vënë në pranga këtë të martë nga policia italiane në Colle Val d’Elsa pasi është kapur me një sasi lënde narkotike.

Ajo që ka tradhëtuar shqiptarin kanë qenë shenjat e nervozizmit menjëherë pasi policia e ka pikasur. 53 vjeçari po ecte me biçikletë kur ka parë një patrullë policie dhe ka “lëshuar” shenja të dukshme nervozizmi.

Me të ndaluar, atij i janë konstatuar disa doza kokainë dhe rreth 50 euro me vete. Ndërkaq në shtëpinë e tij është gjetur një armë e tipit pistoletë.