Shqiptarët kanë siguruar 33 mandate deri më tani në Maqedoni

275
Sigal

Procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit.

Sipas Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind të votave, ku shqiptarët në Maqedoni kanë arritur të fitojnë 33 mandate.

Spas numërimeve zyrtare të KSHZ, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Ndërkohë, LSDM ka fituar 45 mandate, ndërsa VMRO 44 mandate.

Megjithatë, këto janë rezultatet e para nga ana e KSHZ-së.