Shpërthimi në Ankara, shkon në 37 numri i të vdekurve

540
Turqia vazhdon të jetë në një ankth të vazhdueshëm. Nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Ankara janë të paktën 37 persona të vdekur, numër që konfirmohet Ministri i Shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu. Sipas Ministrit të Brendshëm Efkan Ala shpërthimi i fuqishëm në qendër të Ankarasë është shkaktuar nga një makinë bombë. Ndërsa 19 persona vazhdojnë të mbeten në gjendje kritike për jetën. Shpërthimi i mbrëmshëm në Ankara ndodhi në sheshin “Kizilay”, aty ku ndodhen dhe ambasadat.
Vetë Presidenti Erdogan tha se shteti turk “nuk do të heqë dorë asnjëherë nga e drejta e vetëmbrojtjes kundër çdo lloji të terrorizmit”, raporton Anadolu Agency (AA). “Të gjithë forcat tona të sigurisë me ushtarë, policë dhe ruajtësit e fshatrave janë duke sakrifikuar jetën, janë duke ndërmarrë një luftë të vendosur kundër organizatave terroriste. Qytetarët tanë të mos shqetësohen sepse të gjitha institucionet e shtetit tonë në bashkëpunim me popullin do ta kryejnë me sukses këtë luftë kundër terrorizmit dhe ai do të gjunjëzohet”­ u shpreh Erdogan.
Sigal