Shpërthimi në aeroportin e Brukselit, 17 të vdekur

448
Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg. 10 persona janë vrarë nga shpërthimi i fundit në stacionin Maelbeek, ndërkaq gjithsej 23 persona raportohen të vdekur nga këto shpërthime në Bruksel, raporton The Guardian. Stacioni është rreth 500 metra larg nga ndërtesat e BE’së. Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 13 viktima dhe rreth 30 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. 
Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara. Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann. Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.
Sigal