Shpërthime në Siri, regjistrohen dhjetra të vrarë

483
Të paktën 45 persona kanë humbur jetën pas tre shpërthimeve të regjistruara në jug të kryeqytetit të Sirisë, Damascus, ndërkohë që mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se cilët mund të jenë shkaktarët e kësaj tragjedie.
Sulmi vjen në një kohë kur delegatë nga qeveria dhe opozita siriane janë mbledhur në Gjenevë të Zvicrës për të zhvilluar bisedime për paqe.
Televizioni shtetëror njoftoi se një prej bombave ishte e montuar në një makinë, ndërkohë që dy shpërthimet e tjera u shkaktuan nga dy kamikazë.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në qëndrat spitalore për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor, por mjekët deklaruan se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda.
Sigal