Shpërthim kamikaz në Afganistan, vriten 13 persona, 14 plagosen

424
Një shpërthim kamikaz në Afganistan ka vrarë të paktën 13 persona ndërkohë që 14 të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Jalalabad, kur një familje ishte mbledhur për të festuar lirimin e djalit të tyre nga talebanët.
I riu humbi jetën menjëherë, ndërkohë që babai vijon të mbetetet në një gjëndje mjaft të rëndë.
Për mediat u prononcua mjeku i spitalit rajonal, i cili tha se bilanci i viktimave mund të shtohet, pasi shumë prej të plagosurve kanë dëmtime serioze. Ai shtoi se falë ndërhyrjes së shpejtë, mjekët bënë të mundur që të nxirrnin jashtë rrezikut për jetën disa persona.
Autorietet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, pasi ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Pista kryesore mbetet ajo e një shpërthimi kamikaz nga militantët talebanë, ndonëse një gjë e tillë është mohuar nga zëdhënësi i kësaj organizate terroriste në Twitter.
Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë mundësi sulmi nga ekstremistët e Shtetit Islamik, pasi jo më larg se një javë më parë, këta të fundit goditën një qëndër urbane në afërsi të zonës.
Sigal