Shpërthim i fuqishëm në Turqi/ Humbin jetën 3 persona, eksperti ngre alarmin: Vini urgjent maskat…(VIDEO)

165
Sigal

Një shpëthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në Turqi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ka ndodhur në Tuzlas një fabrikë llaku dhe bojërash të tjera, në pjesën aziatike të Stambollit.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të madh, i cili ka tronditur zonën, por paraprakisht, autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 3 të vdekur dhe 9 të plagosur.

Fillimisht zjarri nisi në një repart të fabrikës dhe më pas u përhap në reparte të tjera. Ndërkohë që vijonin flakët, personat që gjendeshin aty kanë marrë telefonat për të filmuar duke fiksuar edhe momentin e shpërthimit të madh.

Nga ana tjetër mediat  raprtojnë se në një lidhje televizive një ekspert theksoi se qytetarët e zonës ku ndodhi shpërthimi nuk duhet të dalin jashtë pasi bëhet fjalë për lëndë kimike që janë djegur pasi zjarri ndodhi në një fabrikë bojërash.

“Vini urgjent maskat dhe mos e thithni atë ajër”, tha ai.