Shpërthim i fuqishëm në Turqi, 10 persona të vdekur dhe 15 të plagosur

394
Sigal

Televizioni Shtetëror Turk konfirmon për 10 të vrarë dhe 15 të plagosur
Midis të plagosurve bëhet fjalë për disa turistë gjermanë. Mediat turke i referohen kryebashkiakut per bilancin e viktimave.
Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të marten në Turqi si pasojë e një shpërthimi, raportojnë mediat turke.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sulltanahmetit në afërsi të Xhamisë Blu, një nga zonat më frekuentuara nga turistët ku në ndihmë të të plagosurve kanë mbërritur disa ambulanca.
Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndersa dyshohet edhe për viktima. Sipas mediave turke shkak i shpërthimit është bërë një bomb si dhe dyshohet për një shperthim të dytë.
Sakaq forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 me orën lokale në zonën historike turistike të quajtur Sultanahmet.
Ambulancat kanë shkuar menjëherë në sheshin e qytetit, që ndodhet në afërsi të Xhamisë Blu.