Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë, të paktën 12 viktima

143
SHIYAN, June 13, 2021 Rescuers work at a gas pipe explosion site in Yanhu Community of Zhangwan District in Shiyan City, central China's Hubei Province, June 13, 2021.. A gas pipe explosion occurred in a residential community in Zhangwan District of Shiyan City, central China's Hubei Province, at around 6:30 a.m. on Sunday, according to local authorities.. The number of casualties is still being verified as the search and rescue is under way. (Credit Image: ? Xinhua via ZUMA Press)
Sigal

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi në Kinën qendrore. Shpërthimi ndodhi në orën 6:30 të mëngjesit në qytetin e Shiyan në provincën Hubei.

Nga zona ku ndodhi ngjarja kanë mundur të shpëtohen 140 persona. 37 prej tyre janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Bashkia e qytetit tha fillimisht se shumë persona kishin mbetur të bllokuar pas aksidentit.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale dalloheshin forcat e kërkim-shpëtimit duke kërkuar nëpër mbetjet e pallateve.

Ende po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.