Shpërthen vullkani Tungurahua në Ekuador

526
Banorët nga komunitetet pranë vullkanit Tungurahua në Ekuador u evakuuan pas shpërthimit të vullkanit, pasi qindra shtëpi e biznese, fusha të tëra u mbuluan nga hiri dhe tymi vullkanik. Autoritetet kërkuan evakuimin e banorëve deri në 2500 metra larg kraterit.
Në komunën rurale të Queros, një nga më të prekurat, zyrtarët përllogaritën se shtëpitë ishin mbuluar nga më shumë se 10 kg hi për metër katror.
Një prej banorëve, Luis Vaca thotë se materialet vullkanike kanë mbuluar shtëpinë e tij.
“Hiri po bie kudo, është e fortë, po dëmton gjithçka tonën. Do të ishte mirë që Presidenti të zbriste në terren dhe të na vizitonte që të shihte cfarë po përjetojmë” tha ai.
Ekspertja e vullkanëve, Patricia Mothes konfirmoi se shpërthimet kanë qënë të forta dhe të frikshme.
“Këto akumulime të hirit kanë rënë në masa të mëdha, më të mëdhatë në 5 vitet e fundit” tha ajo.
Shumë banorë po qëndrojnë larg rrugëve, të mbyllur në shtëpi sepse është e pamundur të marrësh frymë nga ajri i rëndë ndërsa shkollat dhe institucionet shtetërore janë mbyllur.
Tungurahua është mali 5023 metra i lartë dhe shtrihet 135 km në jug të kryeqytetit Quito.
Tungurahua, që përkthehet “Kërcënimi nga zjarri” nga gjuha vendase, është aktiv që nga viti 1999. Ekuadori ka 84 vullkane në ishullin e Andeve dhe rajonin e Amazonës dhe 3 në ishujt galapagos. Nga 84gjithsej, 24 janë klasifikuar vullkane aktive ose potencialisht aktive.
Sigal