Shkup, thirrjet e shqiptares nga podiumi: S’na ndani dot, jemi bashkë

485
“Ju të qeverisë doni të na manipuloni…ne nuk jemi për të shitur”. Kanë qenë kjo një nga thirrjet e një prej studenteve shqiptare nga Maqedonia, e bërë nga podiumi i ngritur në Shkup ku po mbahet protesta e organizuar nga opozita maqedonase për largimin e Gruevskit.
Ajo ka akuzuar qeverinë maqedonase se ka ndërtuar ardhmërinë e vendit pa përfshirjen e të rinjve.
“Ju politikanë e krijuat ardhëmrinë e Maqedonisë pa të rinj. Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.
Gjenerata ime është e sakatosur nga tranzicioni, gjenerata ime i ka vendosur themelet e bashkësisë multietnike, gjenerata ime nuk do të jetojë në luftë, sepse gjenerata ime beson në demokraci, liri. Për ata ne jemi më rezistencë. Ju politikanë na rrëmbyet të drejtën e mendimit…studentët nuk mund ti gëzohen lirisë. Ju të qeverisë doni të na manipuloni. Jemi këtu për tju treguar se nuk jemi për të shitur. Ne jetojmë në konvikte që i ngjajnë konvikteve mesjetare. Kërkojmë prej jush qytetarë të respektoni këto vlera. Në Maqedoni nuk duhet të ndodhi që nxënësit dhe studentët t’ju mësojnë ju të pjekurve se cfarë është demokracia”, tha ajo. 
Sigal