Shkrin akullnaja në alpet e Zvicrës, si pasojë e ndryshimeve klimaterike

455
“Aletsch” është akullnaja më e madhe në Europë, ajo shtrihet 23 km përgjatë alpeve zviceriane. Pavarësisht madhësisë dhe madhështisë së saj, ky lumë i fuqishëm i akullt mundet të zhduket pothuajse krejtësisht në ditët e sotme, si rezultat i ndryshimeve klimaterike. Në një pikë të sajën, kjo akullnajë është vetëm 900 metra e trashë, nga 3 km që ka qënë në vitin 1870 dhe kjo trashësi në ditët e sotme ende vijon të shkrijë, sikurse po ndodh përqark globit me akullnaja të tjera. Akulli i shkrirë ka ushqyer me ujë oqeanet dhe ka rritur nivelin e deteve në botë.

Akullnaja e “Aletsch”, e dukshme edhe nga hapësira, kërcënohet vazhdimisht nga gazrat në atmosferë, që lëshohen nga fabrikat, nga termocentralet dhe makinat. Për akullnajat nga Andet drejt Alaskës, rritja e temperaturave nënkupton një vulum më të madh të akullit që shkrin, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës. Vetëm për këtë vit, sipas studimeve, akullnaja e “Aletsch” ka humbur 180 m.

Shërbimi Botëror i Monitorimit të akullnajave thotë se norma e paparashikuar e shekullit të 21, e shkrirjes së akullit, është e paprecedentë, në shkallë globale, që kur ky shërbim nisi matjet në vitin 1850. Paneli i shkencëtarëve të klimës në Kombet e Bashkuara thonë se niveli i detit pritet të rritet 26-28 cm përgjatë këtij shekulli, pasi është rritur me 20 cm që nga viti 1990, kryesisht për shkak të shkrirjes së akullnajave.
Sigal