Shkon për të vjedhur, i moshuari grek qëllon shqiptarin

589
Grabitja e dy të rinjve në një banesë në jug të periferisë së Athinës i ka kushtruar shtrenjt njërit prej tyre (shqiptarit), pasi i zoti i shtëpisë, i ka qëlluar me armë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe këtë të martë policia e kryeqytetit grek ka arrestuar të moshuarin nën akuzën e mbajtjes së një arme pa leje.
Grabitësit, një 28 vjeçar shqiptar dhe një 18 vjeçar grek hynë forcërisht në shtëpinë e të moshuarit dhe e kapën këtë të fundit në përpjekje për ta lidhur. Në këto momente 88 vjeçari i është afruar armës së tij dhe ka qëlluar shqiptarin në krah.
Policia ka bërë të mundur që pas ngjarjes edhe hajdutët të arrestohen së bashku me të moshuarin.
Sigal