Shkon në 200 numri i viktimave nga shpërthimi tragjik në Bejrut

259
Sigal

Kanë kaluar gjashtë ditë prej shpërthimit të fuqishëm në  kryeqytetin libanez, ndërsa mediat e huaja kanë bërë me dije se ka shkuar në 200 numri i përgjithshëm i  viktimave nga shpërthimi tragjik i 4 gushtit në Bejrut.

Ky lajm është bërë me dije nga guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud duke shtuar se gjendja e dhjetëra  personave të tjerë është e rënduar.

Ndërkohë Abboud ka thënë se edhe dhjetëra ishin akoma të humbur, shumë prej tyre punëtorë të huaj.

Kujtojmë se nga ky shpërthim tragjik kanë mbetur më shumë se 6 mijë të plagosur, ndërsa 300 mijë të tjerë kanë mbetur pa një strehë.

Ndërkohë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 200 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë, kanë nisur protestat masive në Liban kundër qeverisë.  Qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani kanë dhënë  dorëheqjen 3 ministra dhe 9 deputetë të qeverisë së Libanit.