Shkoi për të vjedhur në dyqan, shqiptari e gjen veten përtokë, si u aktivizua alarmi pas rënies nga skela

463
Sigal

Një 38-vjeçar u arrestua nga policia italiane, pasi tentoi të vjedhë në një dyqan në zonën e Via Collatina, në Romë.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte ngjitur në një skele, një nga ato që piktorët i përdorin për të lyer muret, dhe kishte thyer xhamin e një dritareje mjaft të lartë të qendrës tregtare.

Por për shkak të një lëvizje të gabuar, burri humbi ekuilibrin e tij dhe ra në tokë, duke tërhequr të gjitha skelat dhe “mjetet e tregtisë” pas vetes.

Të alarmuar nga aktivizimi i alarmit, ndërhyri menjëherë policia private, e cila bëri të qartë situatën dhe e mbajtën burrin të bllokuar në tokë deri sa të mbërrinte policia.

38 vjeçari shqiptar u arrestua me akuzën e vjedhjes.