Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

304
Sigal

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët nuk prisnin që rekordet të thyheshin kaq shpejtë dhe kaq shumë, në një zonë kaq të gjerë, shkruan The Guardian.

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit në SHBA dhe Kanada, ku temperaturat arritën 49.6 gradë Celsiusë dy javë më parë, përmbytjet në Evropën Qendrore kanë ngritur frikën se ndryshimet klimatike të shkaktuar nga njerëzit po e bën motin më ekstrem edhe më keq sesa parashikohej.

Të paktën 58 njerëz kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë. Pjesë të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia u përmbyt me 148 litra shi për metër katror brenda 48 orësh në një pjesë të Gjermanisë ku zakonisht janë shënuar rreth 80 litra në metër katrorë gjatë gjithë muajit korrik.

Qyteti Hagen shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi lumi Volumi shpërtheu shtratin dhe ujërat e tij u ngritën në nivele që nuk mbahen mend.

Shkencëtarët e klimës kanë parashikuar prej kohësh që emetimet e gazrave do të shkaktonin shumë përmbytje, valë të nxehtësisë, thatësira, stuhi dhe forma të tjera të motit të ligë, por vërshimet e fundit kanë tejkaluar edhe pritshmërit e tyre.

“Unë jam i befasuar me atë se larg është mbi rekordin e mëparshëm,” tha Dieter Gerten, profesor i klimatologjisë dhe hidrologjisë për ndryshimet globale në Institutin e Potsdamit
“Ne duket se nuk jemi vetëm mbi normalen, por në fusha që nuk i prisnim për sa i përket shtrirjes hapësinore dhe shpejtësisë me të cilën u zhvilluan këto përmbytje”.

Shkencëtarëve do t’u duhet më shumë kohë për të vlerësuar shkallën në të cilën emetimet njerëzore e bënë këtë stuhi më të mundshme, por reshjet e rrepta të shiut janë në përputhje me trendet më të gjera globale.