Shkencëtarët: Covid po nxit mutacionin e një virusi të rrezikshëm / Mund të bëhet i patrajtueshëm

247
Sigal

Infeksionet e gonorresë janë në rritje, pasi virusi po bëhet më infektiv dhe më reziston ndaj ilaçeve, gjatë “stuhisë” së koronavirusit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo sëmundje mund të bëhet edhe e patrajtueshme.

Mjekët e Organiztaës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëruan se Gonorrea mund të bëhet edhe më rezistente ndaj antibiotikëve, pas përdorimit të tepërt të tyre gjatë pandemisë, që po nxit mutacionin e saj.

Sipas tyre, një prej viruseve më të vjetër në botë, po i jepet një mjedis ideal për të “lulëzuar”, ndërsa bota vijon të luftojë me koronavirusin.

Ka më shumë se 90 milion rastesh me Gonorre në të gjithë botën, ndërsa ky numër po rritet me 17%.

Edhe pse OBSH raporton se shumica e rasteve janë në rajonin Afrikan, bota perëndimore po sheh një rritje të rasteve me një ritëm alarmant.